
Kallëzim penal ndaj Alban Hysenit për keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim të financave

Dega e PDK-së në Gjilan ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, duke kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetime për keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim të financave publike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas PDK-së, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 ka evidentuar shkelje të ligjit, të cilat vetë menaxhmenti komunal i ka pranuar si të sakta, duke u shprehur se “pajtohet” me gjetjet.
PDK-ja vlerëson se kjo përbën pranim zyrtar të përgjegjësisë dhe e forcon dyshimin për vepra penale të dënueshme, sipas neneve 414 dhe 415 të Kodit penal.
Si provë, partia ka bashkëngjitur raportin zyrtar të auditimit.
(Kosova Sot Online)