
Kryetari i Listës Serbe eliminohet nga gara

As në herën e tretë, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se kjo është hera e tretë që Elek hidhet në votim dhe nëse as kësaj herë s’i merr 61 vota atëherë ai eliminohet nga gara.
Basha pas numërimit tha se Elek nuk ka marrë asnjë votë për, 55 kundër dhe 19 abstenime.
(Kosova Sot Online)