Pasi Rashiq s’u zgjodh nënkryetar, Basha ndërpret seancën

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 12:39
Pasi Rashiq s’u zgjodh nënkryetar, Basha ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka ndërprerë seancën pasi deputeti serb, Nenad Rashiq, s’mori mbështetjen e nevojshme për nënkryetar Kuvendi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se po e ndërpren seancën meqë “ka diskutime” mes grupeve parlamentare dhe meqë Rashiq po merr më shumë vota pro sesa kandidatët tjerë që u zgjodhën me short atëherë “gjasat më të mëdha i ka deputeti Nenad Rashiq”.

“Do të vazhdojnë diskutimet me grupet parlamentare. Brenda ditës ju njofton administrata për vazhdimet e seancës”, tha Basha.

(Kosova Sot Online)