
Fëmija që u sulmua në Shtërpcë u tërheq zvarrë nga ujku

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një fëmijë pesëvjeçar u sulmua nga një ujk, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra derisa babai ia arriti ta shpëtojnë nga nofullat e kafshës.
I lënduari është dërguar në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.
Drejtori i kirurgjisë torakale Nazmi Kolgeci, që po kujdeset për fëmijën, tha se ai ka pësuar lëndime në gjoks dhe shpinë dhe ka trauma psikologjike nga sulmi.
(Kosova Sot Online)