Zyrtarisht sot fillon viti i ri shkollor: Urime nxënës të dashur

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 07:00
Zyrtarisht sot fillon viti i ri shkollor: Urime nxënës të dashur

Me emocione dhe gëzim, sot nisi zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Oborret e shkollave u mbushën me zërat e fëmijëve, ndërsa për shumë prindër e mësues, kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të vitit.

Kjo është ditë e veçantë, sidomos për ata që për herë të parë u ulën në bankat e shkollës. 

Me këtë rast "Kosova Sot Online" ua uron të gjithë nxënësve, një vit të mbarë shkollor  veçanërisht atyre që sot nisin për herë të parë rrugëtimin e bukur në klasën e parë.

(Kosova Sot Online)