
Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti,. transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes në postimi në Facebook, Begaj thotë se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
Ndër të tjera, i pari i Shqipërisë shton se shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsën me artin e Anagnostit.
“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, ka shkruar Begaj.
(Kosova Sot Online)