Basha: Mbledhja e kryesisë së Kuendit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 14:05
Basha: Mbledhja e kryesisë së Kuendit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit

Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se është pamundësuar mbledhja e kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve nga PDK dhe LDK, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Për mua ka qenë një mbledhje vec konsultative me u konsultu me nënkryetarët për hapat e radhës, ata kanë refuzu”, tha ai.

Në mbledhje nuk morën pjesë Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.

(Kosova Sot Online)