
Kurti thotë se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike ndaj Klinakut

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën po mbahet seanca fillestare në rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vetë Albin Kurti erdhi në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit.
Pasi gjykatësi i rastit Rrahman Beqiri njoftoi të dëmtuarin- kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me të drejtat që ia njeh ligji, Kurti tha se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike.
(Kosova Sot Online)