Gjykata Kushtetuese ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë

  • A.P /
  • 05 September 2025 - 14:09
Gjykata Kushtetuese ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj.

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Lista Srpska u ankua në Kushtetuese për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb e ka shpallë të konstituuar Kuvendin dhe Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar të vazhdojë procedurën e dërgimit të emrit për mandatar të Qeverisë, por pas këtij vendimi të gjykatës, këtë s’do të mund ta bëjë.

(Kosova Sot Online)