
Një mësues nga Kosova dyshohet se ka ushtruar dhu*në ndaj një nxënësi

Një mësues në Istog është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi
Ky ndalim vjen pasi prokuroria kishte nisur hetimet rreth një video të publikuar në rrjete sociale ku një mësimdhënës kishte rrahur nxënësin në shkollën “Avni Rrustemi”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, një mësimdhënës në Istog është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale “sulm ndaj viktimes se ndjeshme”, tha Nikqi.
(Kosova Sot Online)