
Pasi kishte sulmuar fizikisht djalin e tij një person shoqërohet në polici

Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ditë më parë pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)