Deputeti i VV-së sulmon gjyqtarët e Kushtetueses

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 17:00
Deputeti i VV-së sulmon gjyqtarët e Kushtetueses

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka sulmuar gjyqtarët e Kushtetueses para vendimit të ri që pritet ta marrin për bllokadën e re në Kuvend që u shkaktua pas votimit me short për një nënkryetar të komunitetit serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rexhaj i ka cilësuar gjyqtarët si ish-PAN’ista, meqë sipas tij ata janë emëruar në kohën kur ishte në pushtet PDK, AAK dhe NISMA.

Rexhaj ka thënë se do të pres e të shohë nëse Kushtetuesja do të urdhërojë votimin për Listën Serbe.

“Qata gjykatës, qata ish-PAN’ista me e pa çka më thojnë mu. A me urdhrojnë me votu Listën Serbe a jo. Kjo është pyetja ime, këtu duhet me e pasë fokusin si deputet por edhe si shqoni”, ka thënë Rexhaj.


(Kosova Sot Online)