
Lista Serbe ankohet se KQZ po ia zvogëlon kryetarët nëpër Komisione zgjedhore

Lista Serbe ka lëshuar një reagim për media para pak minutash, duke pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përpjekje për të zvogëluar numrin e kryetarëve në Komisionet Zgjedhore të deleguar nga Lista Serbe, veçanërisht në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas kësaj, partie, materialet e kësaj mbledhjeje nuk iu dorëzuan përfaqësuesit të Listës Serbe të plota.
“Për ta përkeqësuar situatën, materialet për këtë seancë nuk iu dorëzuan anëtarit të KQZ-së përpara Listës Serbe të plota, gjë që është një detyrim, por u bë një përpjekje për të fshehur qëllimin që ne tani e kemi zbuluar”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, njëjtë është vepruar edhe në zgjedhjet parlamentare. Lista Serbe ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët meqë konsiderojnë se kjo është “padrejtësi ndaj popullit serb”.
“U bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore, dhe u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të reagojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i japin fund kësaj paligjshmërie në dëm të popullit serb dhe partisë sonë”, përfundon reagimi.
(Kosova Sot Online)