Mbi 112 mijë nxënës më pak në një dekadë në Shqipëri

  • A.P /
  • 30 November -1 - 00:00
Mbi 112 mijë nxënës më pak në një dekadë në Shqipëri

Arsimi parauniversitar në Shqipëri po përballet me tkurrje të ndjeshme të numrit të nxënësve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2015 deri më 2025, në bankat e shkollave janë ulur mbi 112 mijë nxënës më pak, që përbën një rënie prej 31%

Shkaqet kryesore lidhen me uljen e lindshmërisë dhe emigracionin masiv të familjeve. Fenomeni është përkeqësuar pas pandemisë, duke prekur pothuajse të gjitha nivelet e arsimit.

Kopshte: ulje me 8% nga 2020 në 2025

Shkolla fillore (klasat 1-4): rënie me 14%

Cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9): rënie me 11%

Arsimi i mesëm: rënie me 17% (gimnazet -19%, arsimi profesional -11%)

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis sot me rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues. Ministria e Arsimit njoftoi se 236 mijë nxënës do të përfitojnë tekste falas, ndërsa janë hapur 30 shkolla të reja apo të rehabilituara, si dhe mbi 300 laboratorë SMART e terrene sportive.

Megjithatë, statistikat tregojnë qartë një tranzicion të fortë demografik: në fillim të viteve ’90 një grua shqiptare sillte mesatarisht mbi 3 fëmijë, ndërsa sot ky tregues ka zbritur nën 1.5 fëmijë për grua.


(Kosova Sot Online)