Pamje nga sulmi terrorist ne Jeruzalem ku mbetën disa persona të vdekur

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 14:00
Pamje nga sulmi terrorist ne Jeruzalem ku mbetën disa persona të vdekur

Mëngjesi i së hënës ishte i kobshëm për Jerusalemin, kryeqytetin izraelit, pasi terroristët bënë kërdi në Ramot, vend i cili njihet si kryqëzim. Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në vend

Në vend mbetën të vdekur katër meshkuj dhe një femër, ku vdekja e tyre u konfirmua nga Qendra Mjekësore Shaare Zedek.

Ndërkaq të paktën 22 persona u plagosën në vendngjarje dhe u transportuan në tre qendra të ndryshme mjekësore, duke përfshirë Qendrat Mjekësore Shaare Zedek dhe Hadassah-Universitare në Ein Kerem dhe Malin Scopus.

Nga video shihet terrori i cili u përhap nëpër rrugët e Jerusalemit, siç raportojnë mediat nga atje.

(Kosova Sot Online)