
21-vjeçari nga Kosova godet me veturë pesë të rinj

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I dyshuari me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë të rinj që po qëndronin aty.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S..
Katër prej tyre janë jashtë rrezikut, por A. F. është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në QKUK.
Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
(Kosova Sot Online)