Hasani: Ky veprim i aleatëve tregon se ata Kurtin nuk e shohin më si kryeministër por si uzurpator

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 13:30
Hasani: Ky veprim i aleatëve tregon se ata Kurtin nuk e shohin më si kryeministër por si uzurpator

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar veprimin e vendeve mike të Kosovës që Albin Kurtin të mos e takojnë më në Zyrën e Kryeministrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka bërë me dije se nëse aleatët e Kosovës do ta konsideronin Kurtin si kryeministër në detyrë atë do ta takonin në zyre.

Ai ka thënë se ky veprime i aleatëve tregon se ata Kurtin nuk e shohin më si kryeministër.

“Siç edhe e kam thënë prej ditës së parë, nëse je kryeministër në detyrë nuk të presin kafeve por të presin në zyre. Mospritja e zyrtarëve të shteteve mike dhe strukturave euroatlantike e ka kuptimin që nuk je kryeministër por je uzurpator”, ka thënë Hasani.

Muajin e kaluar, Albin Kurti është kritikuar nga BE-ja për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ka vlerësuar se dikush që është zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë edhe poste ekzekutive.

Përmes një letre, shefat e misioneve të BE-së i janë treguar Kurtit së më nuk do t`i shkojnë në zyre të kryeministrit.

“Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, është thënë në letër.

(Kosova Sot Online)