Deliu e ka kritikuar Kurtin pasi ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 15:10
Deliu e ka kritikuar Kurtin pasi ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, i cili ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP e stadiumit Fadil Vokrri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ia ka kujtuar kryetarit të VV-së që dikur kritikonte ashpër ata që uleshin në këtë zonë.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka postuar një video të Kurtit, ku fliste për këtë çështje.

Sipas Deliut, sot zona VIP është zonë e preferuar e Kurtit.

“Dikur kinse ruante kuletën nga zona VIP-i, sot është vendi i tij i preferuar. Premtime që nuk mbijetuan as një ndeshje”, ka shkruar Deliu-Kodra.

(Kosova Sot Online)