
Vjen njoftimi: VV-ja e Albin Kurtit po i kontribuon ndarjes së Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit dhe Haxhiut se Kosova nuk është shtet multietnik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Peci ka thënë se me këtë gjuhë, VV-ja po i shërben ndarjes së Kosovës.
Postimi:
Mbaruam me keto ide te “ridefinimit elektoral” te shtetit te Kosoves, te cilat ama bash asnje te mire nuk i sjellin atij!
Po, Kosova eshte shtet unik, pasi nuk eshte federate dhe nuk posedon forma te autonomise rajonale me kapacitet legjislativ!
Po, Kosova eshte edhe shtet multietnik, pasi ajo i garanton me kushtetute dhe ligje te drejtat e komuniteteve jo shumice, duke perfshi ketu edhe te drejtat e avancuara te komunitetit serb ne nivel lokal dhe nacional.
VV, duke e pruar ne pikepyetje karakterin multi-etnik te Kosoves, po i kontribon me vetedije te plote opcionit te de-unitarizimit, apo edhe me keq, ndarjes se vendit tone!
Nese dikush mendon se mund te beje cfare t’i teket ne kete vend, dhe kalon pa pasoja te renda e ka shume gabim!
(Kosova Sot Online)