Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 11 September 2025 - 09:05
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një automjet.

Ahmeti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)