
Inepektorati i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Postës së Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, po marrin në dorëzimin e objektit të Postës së Serbisë në Graçanicë, raporton mediumi lokal serb, “Kim”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I pranishëm është edhe drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Milojeviq, raporton ky medium nga vendi i ngjarjes.
Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë u mbyll më 15 janar të këtij viti. Në atë kohë edhe të punësuarit e lanë vendet e tyre të punës.
Përdoruesit e shërbimeve të kësaj poste nga Kosova do të mund t’i plotësojnë nevojat e tyre në Merdar, në objektet pranë pikës kufitare, shkruajnë mediat lokale serbe.
(Kosova Sot Online)