Trump fajëson të majtën radikale për vrasjen e Charlie Kirk

  • A.P /
  • 11 September 2025 - 10:12
Trump fajëson të majtën radikale për vrasjen e Charlie Kirk

Presidenti amerikan, Donald Trump postoi një mesazh katër-minutësh në rrjetin e tij social Truth mbrëmë, në të cilin e quajti vrasjen e Charlie Kirk një “moment të errët për Amerikën”. Ai tha se ishte i mbushur me trishtim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme dhe se Kirk ishte një martir për të vërtetën dhe lirinë”dhe një njeri me besim të thellë që frymëzoi miliona njerëz, raporton The Guardian .

“Lutjet tona janë me gruan e tij Erika, dy fëmijët e tij të vegjël dhe të dashur dhe familjen që ai e donte më shumë se çdo gjë. I kërkojmë Zotit t’i ruajë ata në këtë kohë të tmerrshme dhimbjeje”, tha Trump.

Ai ua hodhi fajin atyre që, tha ai, kanë nxitur urrejtje dhe dhunë për vite me radhë, veçanërisht të majtën radikale dhe median, të cilat, tha ai, i demonizojnë kundërshtarët politikë.

“Ka ardhur koha që amerikanët dhe media të pranojnë se dhuna dhe vrasja janë pasojat tragjike të demonizimit të përditshëm të atyre me të cilët nuk pajtohen, ditë pas dite, vit pas viti, në mënyrën më të urryer dhe të neveritshme të mundshme. Për vite me radhë, e majta radikale ka krahasuar amerikanë të mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe kriminelët dhe vrasësit masivë më të këqij në botë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që po shohim në vendin tonë dhe duhet të ndalet tan”, tha Trump.

Ai kujtoi gjithashtu atentatin e tij, atë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve republikanë, si dhe një seri sulmesh ndaj politikanëve dhe zyrtarëve republikanë, dhe tha se administrata e tij do të gjente të gjithë të përfshirët në vrasjen e Charlie Kirk. “Charlie ishte më i miri i Amerikës, dhe përbindëshi që e sulmoi atë sulmoi të gjithë vendin tonë”, tha Trump.

(Kosova Sot Online)