
Dr. Spec.Vlera Hoxha kandidon për Asamblenë Komunale nga GUXO me numrin 9: Me vizion për një Prishtinë më humane

Për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 12 Tetor 2025, partia "GUXO" me numrin 118 në fletëvotimin ia ka mësyer garës për herë të parë, derisa në listën e saj me numër 9 votën tuaj për Asamblenë Komunale e kërkon Dr. Spec. Vlera Hoxha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dr. Spec. Vlera Hoxha ka përfunduar Specializimin dhe Masterin në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit, duke u profilizuar në fushën e Protetikës Stomatologjike.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj shëndetit oral, ajo ka dhënë kontribut të çmuar si profesioniste e shëndetit, si në trajtimin e pacientëve, ashtu edhe në promovimin e higjienës dhe kujdesit oral në komunitet.
Përtej profesionit të saj, Dr. Vlera është e angazhuar edhe në çështje sociale dhe qytetare, duke u bërë zë i fuqishëm për përmirësimin e shëndetësisë publike, mirëqenien sociale dhe përfshirjen aktive të grave në procese vendimmarrëse. Ajo beson se për të ndërtuar një Prishtinë më funksionale, të barabartë dhe me integritet, nevojitet një përfaqësim profesional dhe i ndershëm në institucionet lokale.
Me këtë vizion, Dr. Vlera Hoxha ka vendosur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës, me synimin për të sjellë një frymë të re – më profesionale, më humane dhe më të afërt me qytetarët.
Në fokusin e saj janë:
Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore
Edukimi shëndetësor në shkolla
Kujdesi për të moshuarit dhe kategoritë në nevojë
Barazia gjinore dhe fuqizimi i gruas
Qytet më i pastër dhe zhvillim i gjelbërimit urban
"Dua të dëgjoj qytetarët, të sjell vendimmarrje të ndershme dhe të punoj për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thekson Dr. Hoxha.

(Kosova Sot Online)