'SHBA e ka pezulluar mekanizmin e dialogut strategjik me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë e Kosovën'

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 09:07
'SHBA e ka pezulluar mekanizmin e dialogut strategjik me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë e Kosovën'

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se SHBA në këto dy dekada të fundit ka ndërprerë ose pezulluar partneritete me katër vende: Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se vendimi i sotëm i SHBA-së për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovës dhe renditja e saj në listë me këto vende, përveç mesazhit diplomatik që jep, është “alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”.

“Në gati dy dekada të ekzistencës së mekanizmit të “dialogut strategjik”, SHBA-të e kanë pezulluar apo ndërprerë atë vetëm me katër shtete:

1. Kinën

2. Rusinë

3. Gjeorgjinë

4. Kosovën

Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Cakolli.

SHBA mori këtë vendim për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.


(Kosova Sot Online)