Pas pezullimit të dialogut nga SHBA, vjen reagimi nga VV: Duhet të qëndrojmë, dhe fitojmë!

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 09:28
Pas pezullimit të dialogut nga SHBA, vjen reagimi nga VV: Duhet të qëndrojmë, dhe fitojmë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë vendim të SHBA-ve ka reaguar deputeti i VV-së  Arber Rexhaj. Ky i fundit në postimin e tij kujtuar se si më herë edhe FKS ishte larguar nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit, porse ky ushtrim u mbajt gjatë këtij viti.

Deputeti ka shtuar se ‘‘kush qëndron, fiton’’.

‘‘Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton.

Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!’’, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)