Dy persona po dyshohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 11:12
Dy persona po dyshohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike

Dy persona po dyshohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Prizrenit, sipa policisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njëri prej tyre punëdhënës e tjetri punëkryes janë parë duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike që nuk është e tyre.

Policia tha se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar.

“Fsh. Dedaj, Prizren  12.09.2025 – 17:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punëkryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. Rasti procedohet me procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)