
Tahiri: Pezullimi i 'Dialogut Strategjik' është një dështim historik për Kosovën

Edita Tahiri, ka vlerësuar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është një lajm tronditës për vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tahiri ka bërë me dije se ky është një dështim historik për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se përgjegjësia bie mbi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Lajm trondites per Kosoven – pezullimi i aleances strategjike me Kosoven nga ana e Amerikes eshte nje deshtim historik per shtetin tone, i shkaktuar nga Kurti dhe Osmani!.”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)