
Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?

Analisti amerikan, profesori Edward P. Joseph, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të suspenduar Dialogun Strategjik që ishte planifikuar të niste me Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Jospeh në reagimin e tij e ka cilësuar këtë si vëmendje të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?”, ka shkruar Joseph duke shpërndarë qëndrimin e të premtes të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Dje Ambasda ka njoftuar se “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
(Kosova Sot Online)