Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë

  • A.P /
  • 15 September 2025 - 09:39
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes.”

(Kosova Sot Online)