
Rubin: Shqiptarët e Kosovës po vriteshin nga serbët vetëm pse ishin shqiptarë

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e pyeti Rubinin për arsyetimin pas ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rubin tha se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.
“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”, tha Rubin.
“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)