
Suspendohen 4 policë të Njësisë Speciale pasi dyshohet se bënë shaka me Dimal Bashën

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Sami Hoti ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Mirëpo kjo është mohuar kategorikisht nga ana e policit, Sami Hotit.
”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vërtetohen më vonë” është shprehur Hoti.
(Kosova Sot Online)