
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ka sulmuar nënën e saj

Një rast i dhunës në familje ishte raportuar në Polici,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një e dyshuar e kishte sulmuar nënën e saj. Por, kur Policia arriti në vendin e ngjarjes, e dyshuara e sulmoi edhe zyrtaren policore.
E njëjta, është liruar nga prokurori.
DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)