Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksion

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 14:00
Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksion

Juristi Paul Williams ka thënë se ka punuar në mënyrë intensive me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje, por edhe me diasporën shqiptare gjatë bisedimeve që u zhvilluan atje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai, para trupit gjykues në Hagë, ka deklaruar se sa i takon Rambujesë atij i është kërkuar nga Fehmi Agani, që të përpilojë dhe të përgatisë gjuhën që ishte sa më gjithëpërfshirëse që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha përgjegjësit e veta për të zbatuar mandatin e tij.

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, ka theksuar Williams.

I pyetur se pse ishte e rëndësishme për delegacionin e Kosovës formimi i teksteve sa më të kuptueshme për Tribunalin e Ish-Jugosllavisë, Williams u përgjigj: “Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”.


(Kosova Sot Online)