Një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 10:00
Një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta

Një rast i tentativës së vrasjes është raportuar të enjten në mëngjes në Mitrovicën e Jugut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë.

“VRASJE NË TENTATIVË

Mitrovicë Jug  18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport policor.

(Kosova Sot Online)