Arrestohet një person pasi e rrahu gruan dhe dy femra të tjera

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 12:08
Arrestohet një person pasi e rrahu gruan dhe dy femra të tjera

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe lëndimi të lehtë, që ka ndodhur në Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga PK-ja është bërë e ditur se një person fillimisht ka rrahur gruan e tij, pastaj së bashku me një femër kanë sulmuar fizikisht edhe dy viktima të tjera,

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.

‘‘LËNDIM I LEHTË & DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 19.09.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe  viktimat; një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)