
Tronditëse: Vëllai i merr jetën motrës me qese në këtë vend

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Selanikut, ku një burrë 50-vjeçar ka vrarë motrën e tij 59-vjeçare, dhe më pas ka telefonuar vetë policinë për të rrëfyer krimin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou,
Sipas informacioneve paraprake, burri ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe ka arrestuar autorin në flagrancë.
Burime nga policia greke kanë bërë të ditur se 50-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, por hetimet janë ende në fazën fillestare.
(Kosova Sot Online)