Vdiq pas një sëmundje të rëndë ikona e filmit dhe teatrit Enver Petrovci

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 13:06
Vdiq pas një sëmundje të rëndë ikona e filmit dhe teatrit  Enver Petrovci

Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin për vdekjen e tij  ka konfirmuar edhe familjari i aktorit  Amir Petrovci.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkruar ai në Facebook

Muaj më parë u raportua se Petrovci vuante nga një sëmundje e rëndë.

(Kosova Sot Online)