Dy persona arrestohen pasi në auto-servisin e tyre u gjetën pjesë të veturës së vjedhur në Gjermani

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 10:51
Dy persona arrestohen pasi në auto-servisin e tyre u gjetën pjesë të veturës së vjedhur në Gjermani

Janë arrestuar dy pronarët e një autoservisi në Mitrovicë, pasi në dyqanin e tyre janë gjetur pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata janë dërguar në mbajtje.

“VETURË E VJEDHUR-GJETUR- Prishtinë  22.09.2025 – 14:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë,  nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që  dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani. Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)