Ky është njëri nga personat që humbi jetën në aksidentin me dy të vdekur

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 11:25
Ky është njëri nga personat që humbi jetën në aksidentin me dy të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.

Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës, Veton Kastrati, dhe një pasagjer në Audi kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës. Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)