
Franca ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh, si Brirtania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidenti theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Ai shtoi se më shumë detaje do të jepen në vijim.
(Kosova Sot Online)