
Qytetari i dorëzon në polici 260 euro që i gjeti në rrugë

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bëhet fjalë për 260 euro.
“Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij. Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë.”
(Kosova Sot Online)