Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR’it

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 13:10
Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR’it

Në krye të KFOR’it sërish do të jetë gjeneral majori turk, Ozkan Ulutash, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më 3 tetor, në ora 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico BARDUANI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan ULUTAŞ”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Ulutash ka qenë komandat i KFOR’it para Barduanit.

(Kosova Sot Online)