KFOR përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 10:27
KFOR përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer vetëm patrullime në komunën e Istogut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

KFOR tha se “patrullime të tilla janë thelbësore për ruajtjen e një pranie të dukshme, rritjen e vetëdijes për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Perëndimore”.

“Ato [patrullimet] theksojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha KFOR.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

(Kosova Sot Online)