
Dy shqiptarë kapen duke shitur drogë me makinë

Dy shqiptarë janë kapur në Itali nga policia gjatë një kontrolli të befasishëm në makinën me të cilin po udhëtonin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Operacioni është kryer mbrëmjen e 22 shtatorit dhe të ndaluarit janë një 24 vjeçar që kishte hyrë ilegalisht në vend pas një dëbimi të urdhëruar nga gjykata dy vite më parë dhe një 49 vjeçar.
Oficerët e policisë së Rietit ushtruan kontroll fizik dhe në mjet, teksa 24-vjeçarit iu gjetën doza me kokainë dhe bashkëatdhetarit të tij disa doza hashashi.
I huaji njëzet e katër vjeçar u gjet gjithashtu në shkelje të rregullave të imigracionit për rihyrje në Itali pa autorizim të posaçëm nga Ministri i Brendshëm, pas një urdhri të mëparshëm dëbimi që kishte marrë në vitin 2023.
Për këtë arsye, u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, të cilat urdhëruan arrestin e tij shtëpiak në pritje të një gjykimi të shkurtuar. Më pas u vendos që ai të ridëbohej nga vendi menjëherë, teksa u dërgua në Zyrën e Imigracionit të Shtabit të Policisë së Rietit.
I huaji u shoqërua më pas në pikën kufitare të Romës në Fiumicino dhe u hip në një fluturim për në Shqipëri. Kurse bashkëatdhetari i tij do hetohet në gjendje të lirë.
(Kosova Sot Online)