Petkoviç: Nervozizmi i Kurtit është i kuptueshëm derisa SHBA ndërpret dialogun strategjik me Prishtinën

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 15:30
Petkoviç: Nervozizmi i Kurtit është i kuptueshëm derisa SHBA ndërpret dialogun strategjik me Prishtinën

Kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, u bëri thirrje ndërkombëtarëve që “të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë, të organizuar dhe udhëhequr nga Millan Radojçiqi”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Petkoviq tha se Kurti është “i zemëruar”, për shkak të takimeve që ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i pati në New York, ku u mbajt një mbledhje në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së.

“Kurti duket se është shumë i zemëruar për shkak të takimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq në New York, prandaj, nga paaftësia, sulmon Serbinë!”. shkroi ai në një postim në X.

Petkoviq përmendi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, ndërsa tha se Beogradi po i thellon marrëdhëniet me Washingtonin.

“Nervozizmi i Kurtit është i kuptueshëm. Ndërsa SHBA ndërpret dialogun strategjik me Prishtinën, Vuçiç me sekretarin e shtetit Rubio thellon bashkëpunimin!”.

(Kosova Sot Online)