
Nurellari: Albin Kurti e çoi Pecin në Mitrovicë për t’i mbajtur aferat e tij larg vetes

Zyrtari i PDK-së, Adri Nurellari, ka pse Albin Kurti e ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka bërë me dije se Kurti dëshiron që të mbajë sa më larg vetes aferat nën hetim të Pecit.
Duke komentuar kandalin e fundit të Pecilit, i cili ka të bëj me shitjen e peshkut me grimba në Kosovë, ai ka thënë se kjo tregon se sigurinë e ulët të ushqimit në Kosovë .
“Kjo shpjegon pse Peci është zgjedhur kandidati i përbashkët i qeverisë në detyrë për të garuar në komunën e Mitrovicës. Kurti, me sa duket, do të mbajë sa më larg vetes aferat nën hetim të Peci-t, si dhe kundërmimin e ushqimeve të kalbura e të krimbura që janë lejuar të shkojnë në tryezat e qytetarëve. Sikur mos të ishte mjaftueshëm i rëndë fakti që çmimet e ushqimeve janë rritur stratosferë, po del edhe që siguria ushqimore ka shkuar përtokë me këto ushqime të krimbura e të rrezikshme që janë lejuar në treg. Kur rriten çmimet dhe bie cilësia, qytetari e ndjen dy herë dhimbjen. Qytetarët e Kosovës nuk kanë më pse të zgjedhin mes varfërisë së çmimeve të papërballueshme dhe neverisë së larvave – të dyja i kanë marrë me Peci-n”, ka shkruar Nurellari.
(Kosova Sot Online)