Osmani: Kurti u bë pjesë e VLEN, na dëmtoi shumë me deklaratën për gjuhën shqipe

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 09:50
Osmani: Kurti u bë pjesë e VLEN, na dëmtoi shumë me deklaratën për gjuhën shqipe

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se partia shqiptare në qeveri, VLEN, është një eksperiment politik, i krijuar për ta legjitimuar atë që po ndodh aktualisht në Maqedoni të Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë pjesë e këtij eksperimenti dhe se e ka ndihmuar kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoskin, pasi tha se ky i fundit s’ka mundur ta bëjë vet pa ndihmën e Kurtit.

“Nuk mund t’i vlerësoj motivet, ndoshta kanë qenë krejtësisht politike. Por, dëmi që është shkaktuar i tejkalon kornizat e inateve politike sepse dëmi është serioz dhe i pariparueshëm”.

“Mbështetjet ndër-partiake janë legjitime. Është çështja e deklaratës kështu në Prishtinë në prezencë të kryeministrit Mickoski se gjuha shqipe s’ka qenë zyrtare në Maqedoni të Veriut asnjëherë”, tha Osmani.

Tutje, Osmani u shpreh se kjo deklaratë e Kurtit në Prishtinë i ka mobilizuar të gjitha forcat anti-shqiptare në Maqedoni të Veriut se edhe Kosova qëndron prapa saj.

(Kosova Sot Online)