Ndalohet një person pasi kaloi kufirin ilegalisht me 500 pula

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 11:00
Ndalohet një person pasi kaloi kufirin ilegalisht me 500 pula

Një person është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht me një automjet-fugon në të cilin gjendeshin rreth 500 copë pula, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Me urdhër të prokurorit, automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.

Rasti është cilësuar si  “ Kalim i pautorizuar i vijës kufitare”.

(Kosova Sot Online)