
Aksident i rëndë trafiku, një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Çungur të Pejës ku për pasojë ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(Kosova Sot Online)