
Policia ndaloi për verifikim dy shtetas serbë në Koshare

Dy shtetas serbë dje janë ndaluar për verifikim nga Policisë e Kosovës në Koshare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se ata ishin shoqëruar në stacionin policor të Gjakovës për procedurat e nevojshme dhe më pas janë liruar pasi nuk i është gjetur ndonjë element apo shkelje ligjore.
“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar.
(Kosova Sot Online)